Termat dhe Kushtet
Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike
Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar. Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet I fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij.
Protonmart nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër I cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.
Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e Klientit në faqen e internetit të Protonmart. Protonmart nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e pagesës është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon pagesën.
Protonmart nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Protonmart apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e Protonmart përkatësisht